ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Gjatë kësaj jave në shkollën tonë u mbajt Java e Mësimit të Bazuar në Projekte

Gjatë kësaj jave në shkollën tonë u mbajt Java e Mësimit të Bazuar në Projekte

Të gjithë nxënësit e shkollës që nga më të vegjlit e deri te maturantët ishin të përfshirë në tema të ndryshme. Gjatë tërë javës ata treguan interesim dhe me shumë dëshirë e të entuziazmuar realizuan kërkesat e mësimdhënësve. Disa duke hulumtuar, disa duke lexuar e shkruar, të tjerë duke vizatuar e disa të tjerë duke gëlqerosur e ngjyrosur edhe muret e shndërruan shkollën në një organizatë të vërtetë të të nxënit të thellë.

Si rezultat i kësaj jave sot u hap edhe ekspozita e Javës së Projekteve e cila më së miri e pasqyron gjithë punën e bërë. Këndi i kabineteve duket tejet joshës me vizatimet e shenjat në mure që të shtyjnë ta duash mësimin e ligjeve të fizikës, biologjisë e kimisë, ta dashurosh informatikën e robotikën, e të mos kërkosh ta ulin zërin e muzikës.

Nxënësit tanë mësuan edhe kriteret që vendi ynë duhet t’i plotësojë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Të tjerë mësuan se si bëhet paketimi dhe fabrikimi i lëngjeve, e disa të tjerë na treguan se çka është prerja dhe raporti i artë. Një grup tjetër nxënësish sot na paraqitën gjeometrinë kaotike të Prishtinës, ndërsa një tjetër grup na e mësuan lëvizjen me moton “Pay it forward”. Madje u analizuan edhe libra që ndër vite kanë qene të cilësuar si “të ndaluar” e për arsye të ndryshme edhe janë djegur. U realizuan edhe filma të shkurtë kushtuar njerëzve me nevoja të veçanta. U realizuan kampanja kundër duhanit e drogës, e ndër të tjera disa na treguan edhe mënyra për lirimin e stresit. Në një nga projektet nxënësit patën mundësinë të praktikojnë edhe aktivitete meditimi nën tingujt e muzikës relaksuese, e nxënësit e një projekti tjetër kanë bërë eksperiment me një numër të madh nxënësish e mësimdhënësish për të parë nëse memorizimi është më i lehte me apo pa muzikë. Të tjerë na treguan se thyerja e rrezeve të diellit mund të bëjë mrekullia.

Fëmijët e klasave të ulëta na treguan se krahas të drejtave i kemi edhe përgjegjësitë. Disa të tjerë udhëtuan bashkë me personazhet e tyre të preferuar të librave e filmave. Disa realizuan teatrin e kukullave e disa i dramatizuan përrallat. Disa të tjerë bënë analiza bukur te thella të tregimeve e poezive të dashura të tyre. Pati ndër ta edhe të tillë që i numëruan të gjitha festat të cilat zakonisht i festojmë e disa na mësuan për trafikun ajror, rrugor e ujor. Mos të harrojmë të përmendim edhe ata të cilët gjatë këtyre ditëve udhëtuan nëpër botën shtazore. Nxënësit e klasave të pesta filluan të shpalosin idetë e tyre për projektin “Kosovizion”.

Meqë shumica e projekteve të ciklit të ulët kishin të bëjnë me përrallat, nxënësit e këtij cikli i përmbyllën projektet me shfaqjen teatrale “Goni trazovaçi”të cilën e shikuan në teatrin “Dodona”, ndërsa nxënëset e gjimnazit morën pjesë në “Marshin” kundër kancerit të gjirit në sheshin e Prishtinës i cili u shënua si përmbyllje e muajit të vetëdijesimit kundër kësaj sëmundjeje.

MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBPMBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP MBP

 Punime të nxënësve:

  1. How does music affect your memory_1
  2. How does music affect your memory_2
  3. How does music affect your memory_3
  4. How does music affect your memory_4
  5. Magjia e Dritës