STEAM – Programojmë të ardhmen Dita e dytë e Javës së Projekteve – Të vegjlit me ide të mëdha! Sot, në fokusin tonë ishin nxënësit e klasave I–V, të cilët na dëshmuan se për ide të mëdha nuk duhet domosdoshmërisht të jesh i madh! Me lapsa në duar, ide në mendje dhe plot pyetje për mësimdhënësit, nxënësit vazhduan punën në projektet e tyre. Diku punohej në grupe, diku diskutoheshin zgjidhjet, e diku një ide e re ndryshonte gjithë planin! Por dita nuk ishte vetëm punë! Mes aktiviteteve, lojërave, të qeshurave dhe momenteve argëtuese, nxënësit treguan se të mësuarit mund të jetë po aq interesant sa edhe loja. Një nga momentet e veçanta të ditës ishte edhe vizita në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të projektit “Lexojmë dhe ndajmë aventura”, ku nxënësit e klasave IV dhe V patën mundësinë ta përjetojnë botën e librave edhe jashtë mureve të shkollës. Sot po ndajmë me ju disa nga momentet e këtij rrugëtimi, ku puna, loja, miqësia dhe përvojat e reja ndërthuren natyrshëm, ndërsa nxënësit janë protagonistët e çdo aktiviteti. Pak punë, pak lojë, shumë ide dhe plot buzëqeshje – kështu duket një ditë projektesh me klasat I–V në M3.
Më shumë →







