Monday, 16 December, 2019

LIGJËRATË  PËR  SHËNIMIN  E  “ 1 DHJETORIT- DITËS  BOTËRORE  KUNDËR HIV-AIDS ”

Në shkollën “ Mileniumi i Tretë” u mbajt një ligjëratë për të shënuar “ 1 Dhjetorin – Ditën Botërore të Sensibilizimit kundër HIV/AIDS “ nga dr. Alban Gjonbalaj për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj sëmundjeje.
Nxënësit e klasave 11-ta dhe 12-ta, patën mundësi të informohen lidhur me situatën e kësaj sëmundjeje që është relevante kudo në botë.
 
Nisur nga sllogani :” Drejt zeros: Zero infeksione të reja nga virusi HIV, zero diskriminim për personat me HIV/ AIDS, zero vdekje nga AIDS”, nxënësit në ambientin e shkollës u njoftuan hollësisht për faktet kryesore për HIV/AIDS, cilat janë shenjat, si transmetohet, si diagnostikohet, shërbimet e testimit për HIV, si parandalohet infeksioni HIV, e deri te trajtimi.