Saturday, 20 July, 2019

ARRITJA E KOMPETENCAVE PЁRMES VIZITAVE

Kulla e Zahir Pajazitit dhe Liqeni  i Batllavës ishin pikat e radhës të vizitës sonë. Nxënësit e klasave të teta realizuan atë çfarë kishin planifikuar mësimdhënëset e tyre në ndërlidhje të  lëndëve: Biologji dhe Histori për të arritur kështu rezultatet e të nxënit  për kompetenca të shkallës e të fushës kurrikulare.

Me këtë rast nxënësit panë nga afër kullën e Zahir Pajazitit. Më pas matën lagështinë dhe temperaturën e ajrit me pajisjen e mikrobitit dhe me termometër matën temperaturën e ujit e të ajrit.

Kjo vizitë në këtë mjedis të bukur ndikoi te nxënësit emocionalisht duke i bërë ata të argëtohen shumë e kështu të kthehen  në shkollë me njohuri e shkathtësi të reja.