Monday, 25 June, 2018

Author Archives: Valmir Sadiku

ANDI BAJGORA, NË BERLINALE

20180205_120619

Aktori i ri, Andi Bajgora, nxënës i klasës së dhjetë në shkollën jopublike Mileniumi i Tretë,  do të marrë pjesë në Berlinale – Festivalin e Filmit në Berlin, së bashku me një grup aktorësh, me të cilët janë pjesë e filmit Kiem Holijanda, i cili do të shfaqet në kuadër të programit Generation 14plus. Kjo është hera e  dytë që ... Read More »

Konkurs

Në bazë të nenit 2.18 të Statutit të Shkollës  “Mileniumi i Tretë”, drejtoresha e Shkollës shpall  KONKURS për plotësimin e vendit të punës për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/18   Një mësimdhënës/e të lëndës Informatikë me 85% të orarit të punës. Shënim: Kandidatët duhet të kenë së paku 2 vjet përvojë pune në mësimdhënie. Aplikimi: Afati i fundit për aplikim: ... Read More »

Pranimi i ngjashmërive dhe dallimeve

1-3

“Nuk ekzistojnë dy persona plotësisht të njëjtë, e as dy persona plotësisht të ndryshëm.” -Dallimet mes njerëzve e bëjnë botën më të pasur, interesante dhe ofrojnë mundësi për mësim, plotësim të ndërsjellë dhe zhvillim. -Prindi Lumnije Behrami – Aliu realizoi në klasën IV -2 aktivitete  në lidhje me temën “Pranimi i ngjashmërive dhe dallimeve”. Nxënësit ishin pjesë aktive e secilit ... Read More »

Prezantime projektesh për të pathyeshmin SKËNDERBE

5

Mënyrë mjaft efikase e të nxënit është edhe mësimi përmes projekteve. Në shkollën tonë kjo formë realizohet shpesh. Edhe sot, në kuadër të orëve të historisë, nxënësit e klasave të shtata, të ndarë në grupe, prezantuan projekte jashtëzakonisht të mira me temën bosht “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hero kombëtar”. Nxënësit dëshmuan se janë organizuar mirë në grupe, duke përfituar secili dije e ... Read More »

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, hero kombëtar i shqiptarëve

11

Sot ora e parë e mësimit në shkollën “Mileniumi i Tretë” si në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës iu kushtua figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, në shënjim të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike. Aktivitetet ishin të larmishme por më i spikaturi ... Read More »

Vizitë në ekspozitën “Lirinë e gjeta këtu”, hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

5

Në vijim të aktiviteteve kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, nxënësit e klasave VI 1, VII 1 dhe VII 2  vizituan ekspozitën  “Lirinë e gjeta këtu”, hapur në  Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe kushtuar këtij heroi. Nxënësit panë nga afër  libra, artikuj, citate dhe fotografi të përzgjedhura, pjesë e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ... Read More »

DHURO DASHURI, MERR DASHURI

p5

Në këto ditë të fundit të vitit, nxënësit e shkollës sonë janë mobilizuar si kurrë më parë duke organizuar aktivitete humanitare. Sot, më 28. 12. 2017 Klubi i bamirësisë, i cili funksionon vazhdimisht në shkollën tonë, kishte kënaqësinë t’u dilte sadopak në ndihmë njerëzve në nevojë. Nga këto vizita, ata kuptuan se dashuria është ndjeja që duhet të mbizotërojë në ... Read More »

Njoftim

Njoftim

Të nderuar prindër të nxënësve të Shkollës “Mileniumi i Tretë” Në tabelën e mëposhtme e keni orarin e vajtje ardhjes së nxënësve, për diten e fundit të gjysmëvjetorit të parë, pra për daten 29.12.2017, kur edhe do te behet komunikimi i suksesit.               Me këtë rast ju urojmë festën e Vitit të Ri 2018 , ... Read More »