Saturday, 20 July, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta njihen për së afërmi me laboratorët e rrjetave kompjuterike

DSC_0161

Në kuadër të aktiviteteve në lëndën e Informatikës nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta së bashku me mësimdhënësin Valmir Sadiku  vizituan qendrën e trajnimeve AUK TDI, e cila është pjesë e RIT Kosovo. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet, të cilat përdoren për krijimin e rrjetave kompjuterike dhe mundësojnë edhe shpërndarjen e internetit. Shkolla ... Read More »

Arti i fjalës e lojës frymëzim i nxënësve të “Mileniumi i Tretë” për edukim estetik

DSC_0032

Sot, në shenjim të Ditës së Mësuesit e të nxitur nga vepra e Molierit, por edhe të ujitur me dashuri për artin nxënësit e shkollës sonë performuan me shfaqjen “Koprraci” në Teatri i Babës. Të pranishëm, përveç mësuesve të tyre ishin edhe prindërit e bashkëshkollarët duke u ngazëllyer me talentin e nxënësve të klasës së XI-të të drejtimit Shoqëror. Padyshim ... Read More »

Shkolla jonë mirëpriti nxënësit e gjimnazit nga Gjilani

DSC_0112

Sot në Shkollën tonë e vizitoi një delegacion i përbërë nga nxënës dhe mësimdhënës të gjimnazit “Zenel Hajdini” nga Gjilani. Drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila duke u dëshiruar mirëseardhje i njoftoi ata për sistemin e punës së Shkollës bashkëkohore, për Mësimin e Bazuar në Projekte dhe mësimin e nivelizuar të gjuhëve të huaja, ndërsa mësimdhënësit e shkollës sonë i ... Read More »

Ftesë

Moliere

Të nderuar prindër, Ju ftojmë të merni pjesë në shenjimin e Ditës së Mësuesit, të martën, më 7.03.2017, në “Teatri i Babës”, me fillim në ora 12.00, ku do të realizohet shfaqja teatrale “Koprraci” e përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë. Ju mirëpresim! Me respekt, Stafi i Shkollës “Mileniumi i Tretë” Read More »

Vizitë në institutin hidrometeorologjik

IMG_5007

Klasat e pesta realizuan vizitën mujore në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Në këtë vizitë nxënësit panë të gjitha pajisjet e institutit që përdoren për parashikimin e motit. Gjithashtu edhe meteorologu i institutit ishte i pranishëm dhe ua shpjegoi funksionin dhe përmbajtjen e secilës pajisje. Në këtë vizitë nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet e parashikimit të ... Read More »

Vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

IMG_2898

Gjenerata e pavarësisë, klasat e treta, patën nderin të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aty i mirëpriti deputetja znj. Selvije Halimi e cila i informoi nxënësit rreth Kuvendit. Nxënësit ishin mjaft të interesuar rreth zhvillimit të punës ne Kuvend, shtronin pyetje të shumëllojshme të cilave deputetja, znj. Halimi,  nuk hezitonte t’u përgjigjej. Nxënësit e klasave të treta falënderojnë prindin ... Read More »

KËTA NXËNËS I JAPIN SHPIRT VARGUT

IMG_0783

Në festën e shkollës sonë për nder të 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës u prezantua me mjaft seriozitet edhe grupi i recituesve. Rona, Anisa, Lisa, Leka, Redoni, Nida, Zoe, Klesa dhe Shendi, që të gjithë i dhanë shpirt vargut, duke e prezantuar atë me logjikë e emocion, ashtu siç vjen natyrshëm arti i interpretimit. Me “Poemin kosovar” të Mitrush Kutelit ... Read More »

Vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

k1

Me rastin e vizitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nxënësit u njohën nga afër me organizimin, punën dhe funksionimin e Kuvendit. Nxënësit me këtë rast mësuan për përbërjen e Kuvendit, komisionet dhe grupet parlamentare, për mënyrën e miratimit të ligjeve dhe monitorimin lidhur me zbatimin e tyre. Po ashtu u diskutua për sistemin parlamentar të qeverisjes, si dhe periudhat ... Read More »

Vizitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

3

Nxënësit në kuadër të aktiviteteve, veprimtarive që lidhen me kulturën, librin e bibliotekat, vizituan Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Me këtë rast nxënësit u informuan me historikun e bibliotekës, zhvillimet, aktivitetet, digjitalizimin e bibliotekës, kushtet dhe mundësitë që ofron për lexuesit e saj, vështirësitë me të cilat ballafaqohet, mënyren e financimit.  Biblioteka   ka rëndësi për ngritjen e nivelit të kultures së ... Read More »