Wednesday, 14 November, 2018

Author Archives: Valmir Sadiku

Njoftim

Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” do të mbahet nesër, më 18.03.2017. Nxënësit pjesëmarrës në garë duhet të paraqiten në shkollë në ora 10.45. Testimi fillon në ora 11.30 dhe përfundon në 13.00. Ju lusim që fëmijët të vijnë me kohë në shkollë, sepse prej 10.45 – 11.30 do të jepen sqarimet dhe do të ... Read More »

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta njihen për së afërmi me laboratorët e rrjetave kompjuterike

DSC_0161

Në kuadër të aktiviteteve në lëndën e Informatikës nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta së bashku me mësimdhënësin Valmir Sadiku  vizituan qendrën e trajnimeve AUK TDI, e cila është pjesë e RIT Kosovo. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet, të cilat përdoren për krijimin e rrjetave kompjuterike dhe mundësojnë edhe shpërndarjen e internetit. Shkolla ... Read More »

Arti i fjalës e lojës frymëzim i nxënësve të “Mileniumi i Tretë” për edukim estetik

DSC_0032

Sot, në shenjim të Ditës së Mësuesit e të nxitur nga vepra e Molierit, por edhe të ujitur me dashuri për artin nxënësit e shkollës sonë performuan me shfaqjen “Koprraci” në Teatri i Babës. Të pranishëm, përveç mësuesve të tyre ishin edhe prindërit e bashkëshkollarët duke u ngazëllyer me talentin e nxënësve të klasës së XI-të të drejtimit Shoqëror. Padyshim ... Read More »

Shkolla jonë mirëpriti nxënësit e gjimnazit nga Gjilani

DSC_0112

Sot në Shkollën tonë e vizitoi një delegacion i përbërë nga nxënës dhe mësimdhënës të gjimnazit “Zenel Hajdini” nga Gjilani. Drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila duke u dëshiruar mirëseardhje i njoftoi ata për sistemin e punës së Shkollës bashkëkohore, për Mësimin e Bazuar në Projekte dhe mësimin e nivelizuar të gjuhëve të huaja, ndërsa mësimdhënësit e shkollës sonë i ... Read More »

Ftesë

Moliere

Të nderuar prindër, Ju ftojmë të merni pjesë në shenjimin e Ditës së Mësuesit, të martën, më 7.03.2017, në “Teatri i Babës”, me fillim në ora 12.00, ku do të realizohet shfaqja teatrale “Koprraci” e përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë. Ju mirëpresim! Me respekt, Stafi i Shkollës “Mileniumi i Tretë” Read More »

Vizitë në institutin hidrometeorologjik

IMG_5007

Klasat e pesta realizuan vizitën mujore në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Në këtë vizitë nxënësit panë të gjitha pajisjet e institutit që përdoren për parashikimin e motit. Gjithashtu edhe meteorologu i institutit ishte i pranishëm dhe ua shpjegoi funksionin dhe përmbajtjen e secilës pajisje. Në këtë vizitë nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet e parashikimit të ... Read More »

Vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

IMG_2898

Gjenerata e pavarësisë, klasat e treta, patën nderin të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aty i mirëpriti deputetja znj. Selvije Halimi e cila i informoi nxënësit rreth Kuvendit. Nxënësit ishin mjaft të interesuar rreth zhvillimit të punës ne Kuvend, shtronin pyetje të shumëllojshme të cilave deputetja, znj. Halimi,  nuk hezitonte t’u përgjigjej. Nxënësit e klasave të treta falënderojnë prindin ... Read More »

KËTA NXËNËS I JAPIN SHPIRT VARGUT

IMG_0783

Në festën e shkollës sonë për nder të 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës u prezantua me mjaft seriozitet edhe grupi i recituesve. Rona, Anisa, Lisa, Leka, Redoni, Nida, Zoe, Klesa dhe Shendi, që të gjithë i dhanë shpirt vargut, duke e prezantuar atë me logjikë e emocion, ashtu siç vjen natyrshëm arti i interpretimit. Me “Poemin kosovar” të Mitrush Kutelit ... Read More »