ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Kreu

Nuk ka vende të lira për regjistrim në klasën e parë deri në vitin shkollor 2026/27. Ju lutem plotësoni formularin dhe qëndroni në pritje për regjistrimet e vitit 2026/27.

Regjistrohu në listë pritëse

 

Procesi mësimor

Shkolla “Mileniumi i Tretë” punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-17 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të mësimdhënies, përfshirë teknikat e programit me reputacion ndërkombëtar “Mendimi Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit”, Mësimi Problemor, Mësimi i bazuar në Projekte, etj.

Nxënësit kalojnë në shkollë 6-8 orë, në varësi nga mosha dhe nevojat individuale, duke kryer pjesën më të madhe të obligimeve të tyre gjatë këtij orari. Për këtë qëllim është ndërtuar një sistem logjistik, i cili përfshin organizimin e transportit, një orar jokonvencional të mësimit, ofrimin e mundësive për aktivitete jashtëmësimore etj. Gjuha Angleze dhe Gjuha Gjermane mësohet që nga klasa e parë.

Më shumë

Hap pas Hapi

Hap pas hapi është program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky Program realizohet në 30 vende të Botës, ndërsa në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997. Të gjitha paralelet e mësimit klasor në shkollë janë të pajisuara sipas standardeve të këtij Programi për të mundësuar:
Individualizimin në mësim,
Të mësuarit aktiv,
Mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar,
Mjedisin stimulues për mësim,
Bashkëpunimin me familjen

Më shumë

MKLSh

Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit (MKLSh) është program i Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit me seli në Washington, i cili ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë reflektive, të kuptojnë logjikën e argumenteve, të dëgjojnë me vëmendje, të diskutojnë haptas dhe të bëhen individë të pavarur dhe të interesuar për të nxënë gjatë tërë jetës. Ky Program zbatohet në 28 vende të Botës, ndërsa në Kosovë ka filluar të zbatohet që nga viti 2000.
MKLSh është program i përshtatshëm për punë me nxënës të të gjitha moshave dhe nxit një bashkëpunim të mirë mes nxënësve, si dhe mes nxënësve e mësimdhënësve

Më shumë

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

VIZIONI – Çfarë ne synojmë?

Zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.

MISIONI – Ç’obligime marrim?

“Qëllimi i shkollës është të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë”.

VLERAT
1. Përgjegjësia – Ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, pranojmë kur dështojmë në standardet tona, dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën nga vetja.
2. Mendimi kritik – Ne zbatojmë dhe inkurajojmë të menduarit në mënyrë kritike për problemet e botës. Ne i mësojmë nxënësit si të mësojnë dhe të jenë analitikë në mënyrë që ata të mund të dalin në botë si nxënës gjatë gjithë jetës për të zgjidhur problemet e Shekullit 21.
3. Individualizmi – Ne inkurajojmë njerëzit ta përqafojnë veten e tyre të vërtetë dhe të ndajnë veçantinë e tyre me botën që i rrethon.
4. Puna në grup – Të gjithë ne jemi një ekip. Punojmë së bashku, sepse e dimë që mund të arrijmë më shumë bashkë, sesa si individë.
5. Respekti – Ne respektojmë të drejtën e njëri -tjetrit për siguri dhe dinjitet në shkollë. Ne flasim me qetësi, mirësjellje dhe qytetërim.
6. Ndershmëria – Ne e vlerësojmë ndershmërinë gjatë komunikimit me të tjerët. Testi real i ndershmërisë është kur duhet të pranojmë gabimin.
7. Ndryshimi i guximshëm – Ne besojmë se ndryshimi mund të jetë një mundësi pozitive për krijimin e vetvetes, shkollës e shoqërisë më të mirë duke u përballur guximshëm me sfidat dhe duke përkrahur njëri -tjetrin në momente të vështira në mësimet për jetën.
8. Reflektimi – Ne e vlerësojmë reflektimin si një mënyrë që të përmirësohemi. Ne mendojmë e analizojmë veprimet tona dhe shohim se si të përmirësohemi herën tjetër.
9. Pritshmëritë e larta – Ne kemi pritshmëri të mëdha nga vetja dhe besojmë se jemi të aftë të arrijmë më shumë sesa kemi synuar me të ardhur në këtë shkollë.
10. Udhëheqja – Ne përpiqemi të bëhemi udhëheqës të së nesërmes duke praktikuar udhëheqjen në komunitetin tonë shkollor sot.

MË SHUMË

Për Ne

Shkolla “Mileniumi i Tretë’ filloi punën në vitin shkollor 2004/05 me 118 nxënës të regjistruar në klasën e parë dhe të pestë, në një objekt prej 1,000 m2. Fillimisht u licencua si shkollë fillore dhe e mesme e ulët për klasat 1-9, ndërsa në vitin e parë të punës kishte 25 punonjës. Në vitin shkollor 2005/06 filloi nga puna restoranti i Shkollës dhe u ndërtua fusha e sportit. Ndërkaq, një vit më vonë u inagurua objekti i ri i Shkollës me 2,400 m2. Në vitin shkollor 2009/10 filloi nga puna edhe gjimnazi me dy drejtime: Matematikë-Informatikë dhe Shkenca shoqërore. Me ndryshimin e kurrikulës, në vitin shkollor 2017/18 drejtimi Matematikë – Informatikë u zëvendësua me drejtimin Shkenca natyrore, ndërsa drejtimi Shkenca shoqërore u zëvendësua me drejtimin Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor të vitit 2012 Shkolla nxori gjeneratën e parë të maturantëve.

MË SHUMË

AKTIVITETE