Filloi regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2020/21, në klasë parafillore, të parë dhe të dhjetë.
Regjistrimi i nxënësve në klasat e tjera varet nga numri i vendeve të lira! Nxitoni!
Regjistrimi në klasën parafillore
Regjistrimi në klasën parafillore
Me rastin e regjistrimit të fëmijëve në klasën parafillore, përparësi do t’u jepet fëmijëve që kanë përfunduar kopshtin në grupet 3-4 vjeç.
- Në klasën parafillore mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e moshës 5-6 vjeç, pa asnjë diskriminim në bazë kombëtare, etnike, fetare, gjinore, racore, sociale, gjuhësore, rajonale, etj., me kusht që t’i plotësojnë kërkesat e veçanta për regjistrim, siç janë:
• Aftësitë psiko-fizike për vijimin e shkollimit të rregullt.
• Mosha adekuate për regjistrim në klasën parafillore.
• Nënshkrimi i kontratës së shkollimit nga ana e prindit ose e kujdestarit të fëmijës dhe kryerja me rregull e obligimeve që dalin nga kjo kontratë. - Regjistrimi i nxënësve të rinj vazhdon deri në fillim të vitit shkollor, respektivisht deri në plotësimin e vendeve të lira.
- Regjistrimi i nxënësve të rinj bëhet me përparësi sipas radhës së paraqitjes.
- Regjistrimit të nxënësve në klasën parafillore i paraprin biseda me psikologun me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik të nxënësit.
Regjistrimi në klasat 1-9
Regjistrimi në klasat 1-9
Regjistrimi në klasat 1-9
- Në klasat 1-9 mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç, pa asnjë diskriminim në bazë kombëtare, etnike, fetare, gjinore, racore, sociale, gjuhësore, rajonale, etj., me kusht që t’i plotësojnë kërkesat e veçanta për regjistrim, siç janë:
• Aftësitë psiko-fizike për vijimin e shkollimit të rregullt.
• Mosha adekuate për regjistrim në klasën e parë, respektivisht kryerja me sukses e klasës paraprake sipas planit dhe programit mësimor të Kosovës ose një plani dhe programi mësimor të pranuar nga MASHT me aktin e licencimit, barasvlerës, apo me ndonjë akt tjetër juridik të aplikueshëm në Kosovë.
• Nënshkrimi i kontratës së shkollimit nga ana e prindit ose e kujdestarit të nxënësit dhe kryerja me rregull e obligimeve që dalin nga kjo kontratë. - Regjistrimi i nxënësve të rinj vazhdon deri në fillim të vitit shkollor, respektivisht deri në plotësimin e vendeve të lira.
- Regjistrimi i nxënësve të rinj bëhet me përparësi sipas radhës së paraqitjes.
- Regjistrimit të nxënësve në klasën e parë i paraprin biseda me psikologun me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik të nxënësit. Të gjithë fëmijët nën moshën 6 vjeçare që tregojnë aftësi psiko-fizike të gatshme për regjistrim në shkollë mund të regjistrohen me rekomandimin e psikologut të shkollës, dhe me vendimin e drejtorit.
- Regjistrimit të nxënësve në klasat e tjera i paraprin biseda/ testimi nga psikologu dhe mësimdhënësit e caktuar me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik dhe të zhvillimit të të nxënit, të nxënësit.
- Regjistrimi i nxënësve aktualë të Shkollës “Mileniumi i Tretë” në vitin shkollor vijues bëhet deri më dt. 29 maj. Pas kësaj date vendet e nxënësve të pa regjistruar shpallen të lira.
- Kontratat për shkollim për të gjithë nxënësit e regjistruar në vitin shkollor vijues duhet të nënshkruhen më së voni deri më 12 qershor. Mos respektimi i këtij afati do të konsiderohet si heqje dorë nga regjistrimi.
Regjistrimi i nxënësve të rinj në klasën 10
Regjistrimi i nxënësve të rinj në klasën 10
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e moshës nën 17 vjeç, të cilët i plotësojnë këto kushte:
- kanë mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët, ose shkollimin e barasvlershëm,
- nuk kanë bërë shkelje të rënda disiplinore gjatë dy viteve të fundit të shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Shkolla e mesme e lartë (klasat 10-12) funksionon sipas planprogramit mësimor të Kosovës, duke ofruar mësimin në dy drejtime:
- Gjimnazi i shkencave Natyrore,
- Gjimnazi i shkencave Shoqërore.
Për më shumë informata shkarkoni planin dhe programin mësimor.
Për nxënësit do të organizohet testi pranues në këto lëndë:
- Gjuhë shqipe – deri në 40 pikë,
- Matematikë – deri në 40 pikë,
- Gjuhë angleze – deri në 20 pikë.
Pyetjet do të jenë nga plani dhe programi mësimor i Kosovës.
Shkarko modelin e testit pranues
Rangimi i nxënësve dhe pranimi i tyre në drejtimin përkatës do të bëhet sipas rezultatit në testin pranues. Shkolla do të bëjë përpjekje maksimale që secili nxënës i ranguar të regjistrohet në drejtimin e zgjedhur, por, nëse nuk ka mundësi për këtë do të ofrohet regjistrimi në drejtimin tjetër.
Fletëparaqitjet për regjistrim në klasën e dhjetë pranohen deri më 5 qershor 2020.
Testi pranues mbahet më 8 qershor 2020 me fillim në orën 12.
Çmimi bazë i shkollimit për një vit, përfshirë edhe tekstet mësimore, është
- Për regjistrim në klasën parafillore – 2,000 EUR, (përfshirë edhe ushqimin)
- Për regjistrim në klasat 1-9 – 2,200 EUR,
- Për regjistrim në klasën 10, 11 dhe 12 – 2,400 EUR
Në çmim nuk përfshihet uniforma, e cila kushton rreth 40 EUR dhe është e obligueshme për nxënësit e klasave 6-12.
Ekzistojnë tri opsione për pagesën e shkollimit:
Opsioni 1: Shuma e plotë e shkollimit paguhet me rastin e nënshkrimit të kontratës së shkollimit.
Opsioni 2: Me rastin e nënshkrimit të kontratës paguhet gjysma e shumës së shkollimit, ndërsa gjysma tjetër deri më 30 nëntor 2020.
Opsioni 3: Me rastin e nënshkrimit të kontratës paguhet shuma prej 500 EUR, ndërsa pjesa e mbetur në 10 kiste të barabarta mujore duke filluar nga shtatori i vitit 2020. Pagesat mujore do të realizohen përmes skemës së debitimit direkt. Për të përfituar nga kjo skemë klienti duhet të ketë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë.
Për regjistrimin e fëmijës së dytë, Shkolla ofron zbritje prej 10%, ndërsa për regjistrimin e fëmijës së tretë zbritja është 20%.
2.2 Me rastin e regjistrimit të nxënësit për herë të parë në klasat PF-1-9 bëhet pagesa e paradhënies në shumë prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës në bazë të kontratës.
Shkolla ka restorantin që ofron mëngjesin me çmim prej 17 EUR/muaj dhe drekën me çmim 43 EUR/muaj. Shfrytëzimi i shërbimit nuk është i obligueshëm. Pagesa e shumës për 8.5 muaj mund të bëhet përmes llogarisë bankare, para fillimit të vitit të ri shkollor, ose në fillim të çdo muaji në arkën e restorantit.
2.3 Kompania “Trio Trans” ofron transportin nga çdo pikë brenda qytetit deri në shkollë dhe anasjelltas me çmim 30 EUR/muaj. Shfrytëzimi i këtij shërbimi nuk është i obligueshëm. Shkolla nuk është ofertuese e këtij shërbimi, nuk e bën inkasimin e mjeteve as faturimin për këtë shërbim dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për ndryshimin eventual të çmimeve.
Dokumentet e nevojshme
Dokumentet e nevojshme
Klasa Parafillore / e parë
Klasa Parafillore / e parë
- Fletëregjistrimi i plotësuar (M3-R1)
- Certifikata e lindjes
- Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
- Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim, respektivisht kthehet nëse konstatohet se fëmija nuk i plotëson kushtet psiko-fizike për shkollim të rregullt.
Klasa (II-IX) – regjistrimi i parë
Klasa (II-IX) – regjistrimi i parë
- Fletëregjistrimi i plotësuar (M3-R2)
- Certifikata e lindjes
- Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
- Fletëkalimi ose dëftesa nga shkolla ku fëmija e ka mbaruar klasën paraprake
- Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim.
Klasa X
Klasa X
- Fletëparaqitja e plotësuar (M3-R3)
- Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët ose vërtetimi se nxënësi vijon vitin e fundit të shkollimit të obligueshëm (klasa 9),
- Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
- Një foto e madhësisë së pasaportës
Klasa XI-XII
Klasa XI-XII
- Fletëparaqitja e plotësuar (M3-R3)
- Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët ose vërtetimi se nxënësi vijon vitin e fundit të shkollimit të obligueshëm,
- Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
- Një foto e madhësisë së pasaportës