Sunday, 17 January, 2021

Gati për garën e robotikës

Nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë duke i zhvilluar punimet përfundimtare të sfidës së parë për garën robotike “Kosovo Makers League”.

Kosovo Makers League ka filluar edicionin e tretë të Garës së Robotikës, e cila paraqet garën më të madhe të këtij lloji në Kosovë, e dizajnuar për shkollat fillore përfshirë nxënësit e ciklit të klasave (1-5) dhe (6-9).

Shkolla është pajisur me robotët edukativ – mBot me të cilët ata do të punojnë përgjatë vitit akademik shkollor 2020 -21 duke garuar në pesë raunde të garës.

Qëllimi kryesor i KML është krijimi i një mjedisi pozitiv dhe të shëndetshëm në mënyrë që nxënësit të rrisin interesimin e tyre në fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), të zhvillojnë shkathtësitë e buta, të menduarit kritik dhe të fitojnë aftësi për zgjedhjen e problemeve.

 

 

Add Watermark_2020_12_03_11_27_45 (3) Add Watermark_2020_12_03_11_27_45 (4) Add Watermark_2020_12_03_11_27_45 (5) Add Watermark_2020_12_03_11_29_03 (2) Add Watermark_2020_12_03_11_29_03 (3) Add Watermark_2020_12_03_11_29_03