Sunday, 31 May, 2020

Vlerësimi i nxënësve në lëndën e Historisë

Zonja Alketa Hasani mësimdhënëse e lëndës së Historisë në Departamentin e Shkencave Humane prezantoi një temë mjaft të rëndësishme për procesin mësimor “ Vlerësimi i nxënësve në lëndën e historisë”. Duke ndarë përvojat e saja trajtoi vlerësimin si një proces i gjatë i mbledhjes së informatave dhe i nxjerrjes së gjykimeve për arritshmërinë dhe performancën e nxënësve.

Ligjëratë aq interesante, e thjeshtësuar që na bënte të dallojmë thelbësoren nga ajo që është e rëndësishme, arritjen e rezultateve dhe kompetencave të parapara në Kornizën e Kurrikulës Bërthamë.

Në kuadër të zhvillimit profesional, me një qasje të hollësishme të kësaj teme, prezantoi: si realizohet vlerësimi, qëllimet, parimet, dhe llojet e tij, deri tek arritja e rezultateve duke i shkëmbyer dhe ndarë këto informata mjaft të rëndësishme , me qëllim që vlerësimi të jetë sa më i suksesshëm.

Është një përgjigje komplekse dhe e vështirë të përcaktohet vlerësimi dhe mësimdhënia e mirë e sofistikuar edhe pse sot, zonja Alketa Hasani me sukses vërtetoi vlerësimet e drejta të mësimdhënëses së përkushtuar , vlerat dhe synimet e saja që i rezultonte me suksesin e kënaqshëm të arritur nga ajo dhe vetë nxënësit. Ishte ligjëratë motivuese për mësimdhënësit e rinj në shkollën “Mileniumi i Tretë”.