Monday, 16 December, 2019

NDIKIMI I TEKSTEVE LETRARE NË TË MENDUARIT KRITIK TË NXËNËSVE

“Ndikimi i teksteve letrare në të menduarit kritik të nxënësve “ ishte tema hulumtuese e cila u prezantua para Departamentit të Shkencave Humane nga mësimdhënësja e gjuhës shqipe zonja Shpresa Rama.

Tema kishte si qëllim që të theksonte rolin e teksteve letrare me theks të veçantë përrallave në nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit. Duke prezantuar kronologjinë e hulumtimit, metodologjinë deri në konkluzionet e arritura, u theksuan çështje të rëndësishme si : teksti letrar dhe llojet e tij,roli i mesazheve që përcjellin tekstet nga autori tek nxënësi, struktura e tekstit letrar, ndikimi i teskteve letrare (përrallave) në të menduarit kritik etj.

Metodologjia e hulumtimit, përfshirja e nxënësve si pjesë e tij, shembujt dhe rezultatet që i ofroi prezantuesja treguan përkushtimin e saj për të zhvilluar mendimin kritik për një mësimdhënie të suksesshme dhe cilësore.