Monday, 16 December, 2019

NDËRMJETËSIMI MES BASHKËMOSHATARËVE

“Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve” ishte tema rreth së cilës një grup i nxënësve tanë këtë javë u trajnuan në kuadër të Mësimit të Bazuar në Projekte. Për katër ditë me radhë ata ndoqën programin e trajnimit, i cili, siç u shprehën nxënësit në përmbyllje të tij, qe mjaft interesant e me interes. Për këtë periudhë u diskutua rreth kuptimësisë së fjalës konflikt, duke identifikuar dhe llojet e tij, ngacmimet përmes internetit, zgjidhjen dhe transformimin e konflikteve, rreth faktit se çfarë është ndërmjetësimi e çfarë ka për qëllimin, rolin e vlerat e tij, format e ndërmjetësimit dhe shkathtësitë për zgjidhjen e tij etj. Në fund fare, nxënësit bashkë me mësimdhënëset bartëse të trajnimit vlerësuan situatën në shkollën tonë dhe bënë plan se si mund të ndërmjetësohet nëse do të ketë nevojë për një gjë të tillë. Të gjithë nxënësit u certifikuan duke qenë se ky grup mëtohet të funksionojnë si klub ndërmjetësimi me bazë të qëndrueshme në shkollë.