Tuesday, 10 December, 2019

PREKAZI, ATY KU ËSHTË E GDHENDUR HISTORIA JONË E RE

Një vizitë me karakter mësimor u realizua sot me nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës “Mileniumi i Tretë” në Prekaz, në vendin e sakrificës, të lavdisë e të krenarisë sonë. Kjo, sikur edhe shumë vizita të tjera të këtij lloji, përfundoi me arritjen e kompetencave të caktuara në kësaj shkalle kurrikulare për lëndën e Historisë.