Afrimi i festave të fundvitit ka ngjallur entuziazëm edhe në shkollën tonë. Nxënësit kanë rregulluar bredhin me zbukurime të mrekullueshme. Seç kanë diçka magjike e diçka drithëruese këto festa. Xixëllimat, drita e zbukurime të bëjnë të ndjehesh ndryshe. Bredhi, i vendosur në hapësirën për shumë qëllime, sikur e quajmë ne, çdo çast po na kujton se ky vit është plakur dhe se duhet t’ia lëshojë shpejt vendin vitit të ri.