Nxënësit e projektit “We are all pieces of the same puzzle” vizituan “Qendra për Arsim e Kosovës” në kuadër të projektit EU SIMRAES II. Me këtë rast, në fokus të veçantë ishte biseda rreth arsimimit të bashkëmoshatarëve të tyre nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Nxënësit po ashtu u interesuan për aktivitetet e projektit që kanë për qëllim anti-diskriminimin, promovimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, kulturën dhe jetesën e përbashkët.