Vjeshta, stina e vjeljes dhe begatisë
Përgatitja e perimeve për dimër, turshi nga nxënësit e klasave të treta
Sot është një ditë e bukur vjeshte. Gjethet e thata të pemëve kanë shtruar nëpër rrugët e qytetit një tapet të artë. Dielli rrezeartë i ka lënë vendin shiut dhe motit të freskët. Sa bukur është të shohësh pemët e mbuluara me gjethe të thata në këtë mot të freskët! Pra, shumë pemë e perime të tjera piqen në këtë stinë.

Prandaj, ne, nxënësit e klasave të treta shfaqëm dëshirën dhe kureshtjen të mësojmë gjëra të reja për këtë stinë. Fillimisht, ne hulumtuam për vitaminat, që i kanë perimet dhe rëndësinë e tyre për shëndetin tonë.

Të nesërmen, sollëm në klasë perime nga më të ndryshmet dhe me udhëzimet e ndihmën e mësueseve dhe recetave të ndryshme përgatitëm turshi për dimër. Pjesë e aktivitetit dhe punës sonë ishin edhe dy prindër nga klasat e treta znj. Azemine Arifaj dhe znj. Fexherie Shehu, të cilat i falënderojmë nga zemra për kontributin.

Ne nuk mbaruam me kaq. Provuam të shkruanim për stinën e bukur të vjeshtës duke përdorur imagjinatën tonë dhe fjalët e sinqerta për këtë stinë. Ne jemi paksa të vegjël e besa nuk jemi as shkrimtarë, por së paku kemi provuar të shkruajmë diçka të bukur për këtë stinë. Ju mund t’i lexoni ato dhe mund të na këshilloni se si mund të shkruajmë edhe më mirë.
Lexim të këndshëm!
[toggle title=”Erdhi vjeshta ” state=”open” ]
Erdhi vjeshta
Filloi shkolla
Gjethet po bien
E frutat po vilen.
Vjeshtën shumë e dua
Ajo më sjellë ditëlindjen
E plot fruta për mua.
Tiara Mustafa Kl. III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Vjeshtë mrekulli ” state=”open” ]
Bien gjethet
Bie shi
Mblidhen pemët
O sa bukuri
Koha fillon të ftohet
Natyra ndërron ngjyrë
O sa stinë e bukur
Vjeshtë mrekulli.
Art Gashi, Kl. III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Vjeshta” state=”open” ]
Vjeshtën shumë e dua
Me gjethe në degë
Më duket si t’i vizatoj në fletë
Vjeshta më sjellë lumturi
Lumturi në përjetësi
Përjetësi pa fund me fjali
Vjeshtë e madhe me pengesa
Me gjethe sa ndërtesa
Vjeshtë e gëzuar me plot rima.
Urta Reçica, Kl. III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Stinë e bukur ” state=”open” ]
O stina më e bukur ë botë
Ti je bukuria në tokë
Mendoni cila stinë
Na jep gjithë bukurinë
Ju mendoni cila mund të jetë
Ju tregoj gjethe do të ketë
Vjeshta, me krahë të lehtë.
Vesa Kasapolli, Kl. III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Sa të dua…” state=”open” ]
Ah, moj vjeshtë sa të dua ty
Ti je ilaç për sy
S’je vetëm ilaç për sy
Edhe shkollën e filloj me ty.
Ti moj vjeshtë e di sa të dua ty
Ditëlindjen e festoj me ty
Ty vjeshtë shumë të dua
Gjithmonë adhuroj të të shikoj me sy.
Marena Kajtazi, Kl.III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Varg e varg” state=”open” ]
Vjeshta erdhi në prag
Gjethet bien varg e varg
Me fustanin e saj e mbuloi tokën
Erdhi vjeshta e gëzoi botën.
Bujqit dhe kopshtarët
Mbushin shportat plot
Me pemë dhe perime
Përgatiten për dimrin e ftohtë.
Engjëll Shehu, Kl. III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Vjeshta” state=”open” ]
Mua vjeshta më pëlqen
Më pëlqen kur bie shiu në pemë
Në vjeshtë piqet rrushi
Në vjeshtë na iku gushti
Në vjeshtë fillon mësimi
Fëmijët i kaplon gëzimi.
Auron Rexhepi, Kl.III/1
[/toggle]
[toggle title=”
Natyra e bukur” state=”open” ]
Unë dhe shoku im Eltoni këtë fundjavë e kaluam në fshat. Rrugës, vërejta se vjeshta kishte zbukuruar natyrën me ngjyra të mrekullueshme. Ne ishim edhe te liqeni i Batllavës, aty pamë edhe rosa. Kodrat dukeshin mahnitëse me laramaninë e ngjyrave të gjetheve, që kishin filluar të binin në tokë. Prandaj, vjeshta është shumë e bukur.
Yll Rudari III/2
[/toggle]
[toggle title=”
Stina e Vjeshtës” state=”open” ]
Në vjeshtë bien gjethet.
Në vjeshtë bie shi dhe moti është i ftohtë. Në vjeshtë i vjelim shumicën e pemëve që na pëlqejnë shumë. Ne, fëmijët, i përvishemi mësimit duke lënë mbrapa një pushim të këndshëm veror. Në vjeshtë është edhe festa ime më e bukur, që quhet Halloween.
Melodi Humolli III/2
[/toggle]
[toggle title=”
Vjeshta ” state=”open” ]
Vjeshta është stinë shumë interesante. Moti fillon të ftohet, shpesh fryn era dhe bie shi. Gjethet marrin ngjyrë të verdhë, e tërë natyra ndryshon. Kopshtari i vjelë pemët, zogjtë shtegtarë shkojnë në vende më të ngrohta, për t’u kthyer prapë në pranverë.
Jeta Sylejmani III/2
[/toggle]
[toggle title=”
Pemët vjeshtore” state=”open” ]
Në vjeshtë gjethet zverdhen dhe bien nga degët e pemës.
Tryeza jonë mbushet me pemët vjeshtore si: molla, dardha, rrushi dhe arrat.
Unë e dua vjeshtën pasi që në vjeshtë fillon viti i ri shkollor.
Në vjeshtë, koha fillon të ftohet dhe bie shumë shi. Shiu na vështirëson lojën në natyrë, por natyrës i dhuron shumëllojshmëri të ngjyrave.
Rron Disha III/2
[/toggle]
[toggle title=”
Stina e freskët” state=”open” ]
Mua më pëlqen vjeshta, sepse nëna ime ka ditëlindjen në këtë stinë.
Në stinën e vjeshtës bie shi, njerëzit fillojnë të vishen me rroba më të trasha.
Në vjeshtë, dita është më e shkurtër, kurse nata më e gjatë. Vjeshta është stinë e freskët.
Lekë Begolli III/2
[/toggle]