Nxënësit e klasave të pesta vizituan çerdhen e fëmijëve të themeluar nga organizata “The Ideas Partnership” në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në vazhdën e vizitave dhe aktiviteteve që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në kuadër të projektit “Kosovision Contest”. Kësaj radhe, qëllimi i vizitës ishte shoqërimi i nxënësve tonë me fëmijët e çerdhes. Kjo u realizua përmes leximit dhe komentimit librave me përralla nga nxënësit e klasave të pesta për fëmijët e moshës parashkollore. Librat iu dhuruan çerdhes. Vizita ishte shumë e këndshme dhe atmosfera e vizitës shumë e dashur. Fëmijët u shoqëruan me njëri- tjetrin dhe krijuan afërsi e solidaritet në mes vete.