Në kuadër të projektit “Kosovision Contest”, klasat e pesta realizuan një vizitë në “Cineplexx” së bashku me fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Fëmijët, së bashku shikuan filmin “The Boss Baby” dhe u kënaqën duke biseduar dhe ndenjur së bashku. Kjo vizitë njëherësh shënjon edhe afrimin e përmbylljes së projektit “Fëmijët për fëmijë”, në kuadër të “Kosovision Contest”.