Në kuadër të klasës “Creativity and Innovation” nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” patën rastin të vizitojnë dy organizata joqeveritare të cilat promovojnë dhe kultivojnë inovacionin dhe idetë kreative të rinisë kosovare. “UNICEF Innovation Lab Kosovo” dhe “Innovation Center Kosovo” prezentuan punën e tyre dhe projektet të cilat kanë për qëllim përkrahjen e të rinjve në implementimin e zgjidhjeve kreative të problemeve të ndryshme me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Gjithashtu, gjatë takimeve u shkëmbyen perspektivat e ndryshme rreth krijimit të kushteve që nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal duke menduar ndryshe. Klasa “Creativity and Innovation” tregon gatishmërinë e shkollës për të qenë sa më afër trendeve të përgjithshme botërore që çdo herë e më shumë po e listojnë kreativitetin si vlerë të pashmangshme në formësimin profesional.