Bukuritë natyrore të vendit tonë konsiderohen të shumta. Ndër to është edhe “Shpella e Gadimes” e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit me gjatësi 1500 metra.
Gjatë vizitës në këtë shpellë, nxënësit e klasave të treta dhe të katërta të shkollës “Mileniumi i Tretë”, panë bukuritë e shpellës dhe morën shumë informacione rreth saj. Ndër të tjera mësuan se temperatura në shpellë gjatë verës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11 – 13 gradë. Kjo shpellë është zbuluar nga një banor i fshatit Gadime i cili po gërmonte për të ndërtuar një shtëpi. Panë nga afër edhe kristalet e rralla ku kohëzgjatja e rritjes së tyre për një cm. është 30,000 vjet. Panë edhe shumë simbole te formuara nga këta kristalë si: Harta e Kosovës, Peshku, Mjekra e Skënderbeut, Gjarpri, Romeo e Zhulieta etj.