Nxënësit e klasës XII-2 bashkë me mësimdhënësen e Sociologjisë Merita Shala vizituan “Qendrën Kosovare për Studime Gjinore” ku me këtë rast u njoftuan më gjerësisht për verprimtarinë e kësaj qendre, histrorikun, vizionin dhe misionin e saj.
Poashtu u diskutua për aktivitetet që organizon kjo qendër, u diskutua lidhur me barazinë gjinore, diskriminimin në vendin e punës, ngacmimin seksual, trashëgiminë e pronës, stereotipat dhe rolet gjinore.