Të gjithë i gëzohemi pranverës, por fëmijët janë ata që e përjetojnë këtë kënaqësi më së shumti duke luajtur në natyrën e gjelbëruar. Lulet, padyshim janë pjesa më e bukur e natyrës në këtë stinë, janë ato që i japin gjallëri peisazhit të natyrës.
Sot, nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Mileniumi i Tretë”, vizituan lulishten “Agrocoop” .
Ata u njoftuan më afër me mënyrën e kultivimit të luleve. Panë mënyrën e rritjes së lules nga fara deri te bima. Punëtorët e lulishtes u përgjigjën në shumë pyetje të parashtruara nga të vegjlit e shkollës sonë dhe dhuruan lule për të gjithë fëmijët.
Falënderojmë zonjën Selvije Limani për organizimin e kësaj vizite dhe lulishten “Agrocoop” për mikëpritjen e tyre të ngrohtë.