Gjenerata e pavarësisë, klasat e treta, patën nderin të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aty i mirëpriti deputetja znj. Selvije Halimi e cila i informoi nxënësit rreth Kuvendit. Nxënësit ishin mjaft të interesuar rreth zhvillimit të punës ne Kuvend, shtronin pyetje të shumëllojshme të cilave deputetja, znj. Halimi, nuk hezitonte t’u përgjigjej. Nxënësit e klasave të treta falënderojnë prindin znj.Vlora Mehmedi për vizitën e organizuar dhe znj. Halimi për mikpritjen dhe informacionet e ndara me ne.