Në kuadër të bashkëpunimit dhe me ftesë të doktoreshës znj. Shkëndije Dobruna e cila njëherit është edhe prinde e dy nxënëseve në shkollë, nxënësit e klasave të gjashta së bashku me kujdestaret e tyre ishin për vizitë në klinikën “DermaD” . Qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të marrin informata lidhur me mirëmbajtjen e lëkurës. Doktoresha mbajti një ligjëratë për mirëmbajtjen e lëkurës, ne moshën e adoleshencës. Gjithashtu nxënësit patën rastin të bëjnë pyetje për sëmundjet e ndryshme të lëkurës . Ata morën informata edhe për mënyrat e të ushqyerit si dhe mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm. Nxënësit e klasave të gjashta e falënderuan znj. Shkëndije për mikpritjen, ligjëratën dhe këshillat e dobishme.