Me nxënësit e klasës VI vizituam Institutin Hidrometeorologjik dhe nw Parkun e Tokbahçes. Në Institutin Hidrometeorologjik nxënësit i vrojtuan instrumentet që masin elementet meteorologjike, si mjetet matëse për temperaturën e ajrit, lagështinë, shtypjen e ajrit dhe shpejtësinë e erës. Ndërkaq në parkun e Tokbahçes nxënësit vrojtuan disa bimë, morën mostrat (parashtazorët) në përroskë dhe bënë matjen e temperaturës së ujit me termometër.