ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizitë në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit Kosovision Contest

Vizitë në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit Kosovision Contest

Më datë 15.2.2017, klasat e pesta realizuan një vizitë në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në kuadër të projektit Kosovision Contest, si aktivitet i parë i tij. Qëllimi i vizitës ishte dërgimi i këpucëve të grumbulluara nga nxënësit e shkollës për fëmijë dhe familje që kanë nevojë për to. Këta fëmijë gjendeshin në kopshtin e fëmijëve në kuadër të organizatës “The Ideas Partnership”. Nxënësit panë ambientin ku fëmijët qëndronin dhe njëkohësisht dhanë ide për rregullimin e ambientit të brendshëm dhe oborrit të kopshtit të fëmijëve. Kështu u përmbyll kjo vizitë si fill i një vazhde të aktiviteteve të planifikuara dhe implementim i ideve të nxënësve që dhanë gjatë vizitës. IMG_4895 IMG_4898 IMG_4900 IMG_4903 IMG_4905 IMG_4913 IMG_4917 IMG_4928