Nxënësit në kuadër të aktiviteteve, veprimtarive që lidhen me kulturën, librin e bibliotekat, vizituan Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Me këtë rast nxënësit u informuan me historikun e bibliotekës, zhvillimet, aktivitetet, digjitalizimin e bibliotekës, kushtet dhe mundësitë që ofron për lexuesit e saj, vështirësitë me të cilat ballafaqohet, mënyren e financimit. Biblioteka ka rëndësi për ngritjen e nivelit të kultures së shoqërisë, në kuptimin arsimor, social, politik e ekonomik.