Me nxënësit e klasave të 11-ta u realizua një qëllim me rastin e vizitës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare. Qëllimi i vizitës është që të gjithë nxënësit të integrohen në botën e informacionit në zhvillim, t’u sigurojë qasje të lirë në dije, mendim, kulturë dhe informacion, të kenë mundësi të vlerësimit të arriturave shkencore, arteve, dhe të trashëgimisë kulturore përgjithësisht. Nxënësit mësuan për këndet e ndryshme te ndara në disa nën-biblioteka si : Biblioteka Evropiane, Biblioteka Amerikane, Biblioteka e artit bashkëkohor, Biblioteka e Artit Muzikor. Mësuan që çdo vit, java e bibliotekës organizohet nga biblioteka ku prezantohen vepra të autorëve të ndryshëm, shumë libra botohen dhe mbahen debate rreth letërsisë në Kosovë. Vizita ishte motivuese për te gjithë nxënësit.