Nxënësit e klasës VIII-1 dhe VIII-2, orën e Historisë dhe të Gjeografisë, sot e zhvilluan ndryshe nga herët e tjera. Ata bënë një vizitë në Muzeun e Kosovës ku panë nga afër artefakte nga Koha e vjetër të gjetura nga gërmimet arkeologjike në rajone të ndryshme të Kosovës.
Po ashtu në oborrin e Muzeut nxënësit panë mbetje të armatimit nga lufta e fundit në Kosovë.
Ciceronia iu përgjigj me shumë zell të gjitha pyetjeve të nxënësve.