Me rastin e vizitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nxënësit u njohën nga afër me organizimin, punën dhe funksionimin e Kuvendit. Nxënësit me këtë rast mësuan për përbërjen e Kuvendit, komisionet dhe grupet parlamentare, për mënyrën e miratimit të ligjeve dhe monitorimin lidhur me zbatimin e tyre. Po ashtu u diskutua për sistemin parlamentar të qeverisjes, si dhe periudhat më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.