Në kuadër të lëndës së gjeografisë dhe fizikës, nxënësit e klasave të gjashta dhe nënta nën përcjelljen e mësimdhënësve vizituan Institutin meteorologjik të Prishtinës, me ç’rast morën informata nga ekspertët në lidhje me instrumentet për parashikimin e motit.