ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Viona, vajza me pasion të madh për leximin

Viona, vajza me pasion të madh për leximin

viona  (1)Kush më mirë se libri flet për gjuhën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit?! Këtë gjuhë, me shumë pasion është duke e kultivuar brenda vetes Viona Reçica, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Sepse ajo lexon shumë dhe lexon me pasion. Ndonëse vetëm 10-vjeçare, gjatë dy muajve të pushimit veror ka lexuar mbi 20 tituj librash me tematikë të ndryshme. Më poshtë Viona shpalos diçka nga lista e saj e kësaj vere. Edhe në Ditën Ndërkombëtare në Shkrim-Leximit, gjatë muajit shtator, ajo prezantoi para shokëve e shoqeve të klasës, duke i nxituar ata ta duan edhe më fort leximin.   Leximtares sonë i urojmë suksese në rrugën e saj!  
  1. SHTËPIA ME SHTATË ÇATI
Nathaniel Horn Diçka për librin: Gjëja më e bukur gjatë leximit të këtij libri është emocioni. Libri është shumë interesant dhe i mistershëm.
  1. TOKA E MIRË
Përl S. Bak Diçka për librin: Ky libër na mëson shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe sakrificat që duhet të bëjmë.
  1. LEGJENDAT E XHINDIT PAK
Rudjard Kipling Diçka për librin: Ky libër na zhvillon imagjinatën. Përmbajtja dhe gjuha e librit është magjike.
  1. MBRETËRESHA
Jacqueline Wilson Diçka për librin: Ajo çka më ka pëlqyer më së shumti për librin është se na tregon se ka gjëra të mira e të këqija në jetë, mirëpo libri jep mesazhin se kurrë nuk duhet të humbim shpresat se do të bëhet mirë.
  1. DITARI I ALISËS 1
Sylvie Louis Diçka për librin: Ky është një  libër me temë për problemet e përditshme të çdo personi. Vetë thjeshtësia e tij e bën të veçantë.
  1. DITARI I ALISËS 2
Sylvie Louis Diçka për librin: Ky është libri i dytë i një serie librash, i cili është i ngjashëm me librin e parë, përveçse këtu ngjarjet bëhen më të komplikuara shumë gjëra ndryshojnë në jetën e personazheve.
  1. E FSHEHTA E UNAZËS PREJ RUBINI
Yvonne MacGrory Diçka për librin: “Ne kemi lindur të jemi realë, jo perfektë.” Pikërisht ky është mësimi që na jep ky libër, i cili na shfaqë të kaluarën e njerëzve dhe mënyrën e jetesës së tyre.
  1. MOTRA IME ËSHTË DJALLI VET
Martha Heesen Diçka për librin: Kjo histori e mbushur me dramë e komedi na bën të kuptojmë se pavarësisht ndodhive të pakëndshme e gabimeve tona, familja nuk do të të braktisë kurrë.
  1. SKËNDERBEU – JETA DHE VEPRA
Kristo Frashëri Diçka për librin: Ky libër na tregon më shumë për heroin tonë, Skënderbe. Besoj që në të ardhmen do të na duhen këto informacione të vlefshme që sjell autori.
  1. DAVID KOPERFILDI
Charles Dickens Diçka për librin: Ky libër është shumë i bukur, i dhimbshëm e dramatik që të jep një emocion të papërshkrueshëm.  
  1. SILENCE
Natasha Preston Diçka për librin: Ky libër është një ndër librat më të mirë që kam lexuar ndonjëherë. I mbushur me shaka, dramë, aventurë na bën të dashurohemi me librin.  
  1. THE UNDERWORLD
Jessica Sorensen Diçka për librin: Derisa “Silence” na bën medoemos ta duam librin, “The Underworld” na mrekullon duke e lexuar. Për mua ky libër përbën kryevepër.  
  1. THE TIME TRILOGY
Madeleine L’Engle Diçka për librin: Ky libër me të vërtetë të ndihmon të kuptosh më mirë botën.  
  1. THE ËISHING PEARL
Nicole O’Dell Diçka për librin: Ky libër trajton tema e probleme të mëdha të cilat me të vërtetë janë të këqija. Ne udhëtojmë me Olivian në jetën e saj të mbushur me plot të papritura.  
  1. THE QUEEN OF ËOLVES
Douglas Clegg Diçka për librin: Kur një vajzë dhe shoku i saj ndërrojnë vendbanimin, ata ndeshen me aventura të papërshkrueshme. Me të vërtetë ky libër na mëson se ç’është jeta.  
  1. SHTEGU I ORIGONIT
Frensis Parkman Diçka për librin: I mbushur me aventura, ky libër na mëson se si të mbijetojmë në një botë të egër.  
  1. HOW TO BE A PIRATE
Cressida Cowell Diçka për librin: Ky libër është i mbushur me shaka dhe aventurë. Me të vërtetë që do të kënaqeni duke e lexuar!  
  1. SHQETËSIMET E MIQËSISË – GUIDË IDEALE PËR VAJZAT
Anonim Diçka për librin: Ky libër është i mrekullueshëm. Sidomos kur lexohet në këtë moshë që po rritemi e kur po ndryshojmë pak nga pak.  
  1. LULJA E ZEMRËS
Mujë S. Berisha Diçka për librin: Shprehja poetike, vargu i mbushur me jetë të mbushë emocionalisht kur lexon këtë libër.  
  1. VAMPIRI I VOGËL (SURPRIZË KRISHTLINDJESH)
Angela Zomer-Bodenburg Diçka për librin: Ky libër na kujton se pavarësisht se nga jemi, si jemi apo si dukemi, duhet ta pranojmë e ta duam njëri-tjetrin.  
  1. THE MAZE RUNNER
James Dashner Diçka për librin: Ky libër është po ashtu një ndër librat më të mrekullueshëm që kam lexuar. Dashuria, besimi e kuraja janë mesazhet e tij. Për mendimin tim, këto janë gjërat më të rëndësishme në jetë.  
  1. CLARITY
Loretta Lost Diçka për librin: Ky libër na shpjegon më shumë për mjekësinë në përgjithësi. Ia vlen të lexohet.