Video-punëtoritë në shkollën tonë
Në vazhdimësi të aktiviteteve të zhvilluara nga Projekti PASCH, sot në shkollën tonë filluan edhe dy punëtori me temat: ” Kosova si shtet multietnik” dhe ” Prishtina qyteti im”.
Pjesëmarrës do të jenë 11 nxënës me nivel me të lartë të gjuhës gjermane, të cilët për dy javë rresht do të punojnë për krijimin e dy videove me temat përkatëse.