“TOKA NUK NA PËRKET NEVE, NE I PËRKASIM TOKËS”
“Mbrojtja e mjedisit” është tema bosht e Mësimit të Bazuar në Projekte, e cila po realizohet nga nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” në një mjedis të bukur të resorit “Tropikal” në Durrës.
Arritja e kompetencave dhe e rezultateve përmes mësimit duke bërë krijon shkathtësi të shumta te fëmijët tanë.
Vetëdijesimi për ruajtjen e mjedisit po bëhet në forma të ndryshme të punës, nga grupe të nxënësve, të cilët po shprehin idetë e tyre, por gjithashtu edhe ndërgjegjësimin qytetar se duke e ruajtur tokën e mjedisin, ruajmë e mbrojmë vetveten.