Kjo është porosia të cilën e përcjell drejtoresha e shkollës, Afrore Lila sot në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, te të gjithë prindërit, mësimdhënësit, nxënësit e Shoqëria për nxënëset – vajza.
Megjithëse sot përpiqemi të jemi pjesë e barabartë në shoqërinë demokratike, duket që në kontekstin kosovar akoma të ketë nevojë për fuqizimin e vajzave drejt zhvillimit të tyre të suksesshëm e sidomos në vendet rurale.
Një shembull domethënës po e bart sot shkolla “Mileniumi i Tretë” përmes shenjimit të kësaj dite me nxënëset vajza. Ato plot entuziazëm realizuan aktivitete nga më të ndryshmet duke dëshmuar se janë të gatshme të shpërfaqin zotësi duke filluar nga shkathtësitë e kulturës së leximit, eksperimentet laboratorike e deri te programimi në ICT.