Te klasat e treta prenzent ishte zëvendës drejtori për financa, investime dhe risk (TI) në Trustin Pensional z. Vërshim Hatipi. Z.Hatipi informoi nxënësit rreth rrjedhës së punës në trustin pensional. Biseda zgjoi interesim te nxënësit dhe bëri që ata të kishin një varg pyetjesh lidhur me këtë profesion. Z.Vërshimi sqaroi informata të shumëta për trustin pensional, moshën e atyre që kanë të drejtë të kursejnë dhe të punojnë si dhe mënyren se si mund të investojnë paratë e tyre në të ardhmen. Gjithashtu, ai shpjegoi edhe procedurën se si mund të regjistrohesh online në web faqen e trustit pensional dhe të shikosh se sa është shuma e kursimeve tua. Klasat e treta falëndërojnë prindin e Rigës, z.Vërshim Hatipi, për kohën e ndarë me ne.