Parku i Gërmisë kishte ndërtuar për ne një skenë të mrekullueshme, të ndërtuar mes dritash e ngjyrash, e cila na priti që të shfaqim performancën tonë në lojë, argëtim e mësim. Se cilat ndryshime i sjell me petkun e saj vjeshta, çfarë ndodh me gjethet dhe bimët në përgjithësi, ishin pyetjet që përgjigjet i morëm nga shëtitja jonë përgjatë parkut shumëngjyrësh. Gërmia me shumë drunj, me ajër të pastër dhe me shumë vizitorë, na e përforcoi mendimin se ne duhet ta ruajmë me çdo kusht natyrën, e cila është pafundësisht e bukur, nëse nuk e dëmtojmë me aktivitetin tonë.