Data 21.10.2016 ishte e veçantë për klasat e katërta dhe të pesta të shkollës sonë. Ata panë ekspozitën “Pa drita” në Muzeun e Kosovës. Ishte ekspozitë ku fëmijët preknin eksponatet për t’i “parë”, pasi që ato ishin të ekspozuara në një hapësirë të errët. Ekspozita i dedikohej personave të verbër dhe kishte për qëllim t’i bëjë njerëzit të ndjejnë se çfarë do të thotë të jesh i verbër. Këtë efekt ajo e pati edhe të nxënësit.