“Mësimi i Bazuar në Projekte” ishte tema për të cilën zonja Merita Berisha foli para anëtarëve të Departamentit të Shkencave Matematike-Natyrore. Ajo shpalosi disa nga pikat e forta të kësaj metode pune, e cila zhvillohet në shkollën “Mileniumi i Tretë”, përmes së cilës nxënësit përfitojnë shumë dhe arrijnë lehtë rezultatet e të nxënit e kompetencat e paracaktuara. Gjithashtu zonja Berisha solli informacione e fakte me interes lidhur me atë se çfarë bëhet në institucionet arsimore jashtë vendit sa i përket të nxënit duke bërë. Vlen të theksohet se në kuadër të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në këtë Departament çdo muaj prezantohen punime të temave të ndryshme.