Gjatë këtyre ditëve po mbahen takimet javore virtuale (orët e kujdestarisë) me nxënës nga kujdestarët e klasave. Tema e këtyre takimeve ishte mirëqenia dhe mësimi on-line gjatë javëve të izolimit, për shkak të pandemisë Covid-19. Të gjithë nxënësit shfaqnin entuziazëm, gëzim e mall për faktin që po takoheshin, qoftë edhe virtualisht dhe shpreheshin të kënaqur me format e mësimit që po i realizojnë. Shkolla iu dëshiron shëndet të plotë, i lut për kujdes të shtuar duke ndenjur në shtëpi, dhe i inkurajon për angazhim të denjë në mësime, si gjithnjë!