Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, nxënësit e klubit “Debat dhe argëtim”, gjatë orëve të klubit, zhvilluan një bisedë të ngrohtë me veteranen e arsimit Zonjën Afiete Bashota. Pyetjet interesante dhe të sinqerta të nxënësve rreth përvojës së saj si mësuese shpesh e përlotën mësuesen veterane dhe zgjuan tek ajo kujtimet e bukura dhe të paharrueshme si mësuese.