ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Ta njohim të kaluarën dhe traditën tonë

Ta njohim të kaluarën dhe traditën tonë

Klasat e treta vizitë muzeut Etnologjik të Prishtinës

S’ka më mirë se sa ta duash vendin tënd, ta vlerësosh traditën dhe të kaluarën tënde. Kështu na kanë mësuar mësueset tona dhe këtë e kuptuam edhe më mirë pasi vizituam Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

Nga drejtuesit e Muzeut morëm shumë informacione, kuptuam që muzeun e vizitojnë shumë vizitorë. E vizitojnë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët mahniten me ato që shohin dhe dëgjojnë.

 Edhe ne u mahnitem me atë që pamë dhe dëgjuam nga ciceroni i këtij institucioni. Në çdo hap që bënim mësonim diçka të re, mësuam se Muzeu Etnologjik i Kosovës është i vendosur në një bashkësi të shtëpive të vjetra qytetare, i përbërë prej katër ndërtesave: dy prej të cilave janë të shek. XVIII dhe dy të shek. XIX.

Ne kuptuam se ekspozita etnologjike është e bazuar në 4 cikle, të cilat paraqesin ciklet e jetës duke filluar prej lindjes, jetës, vdekjes dhe trashëgimisë shpirtërore. Pamë edhe shtëpinë e gurit e cila gjatë viteve 50-të është bartur nga pjesa e vjetër e qytetit të Prishtinës në këtë kompleks.

Ne, nxënësit e klasave të treta, jemi krenarë që kemi një vend me traditë kaq të lashtë dhe të bukur, ashtu siç është e lashtë dhe e bukur vetë historia e popullit tonë shqiptar.

IMG_5039 IMG_4874 IMG_4877 IMG_4878 IMG_4879 IMG_4890 IMG_4891 IMG_4892 IMG_4894 IMG_5037 IMG_5038