Nxënësit e klasës së 5-të në orën e Matematikës, të ndarë në grupe po realizojnë projektin ‘’Qyteti i formave’’, projekt për syprinën dhe perimetrin e figurave gjeometrike.
Projekti “Qyteti i formave” integron elementet e imagjinatës, matematikës, zgjidhjes së problemeve, dizajnit dhe planifikimit.
Ndërsa nxënësit punojnë projektin, ata do të marrin vendimet e tyre së bashku dhe do të bëjnë llogaritje përkatëse për syprinën dhe perimetrin e figurave gjeometrike . Deri në fund, të gjithë nxënësit do të kenë përfunduar projektin, duke krijuar një version që do të bazohet në imagjinatën, kreativitetin dhe bazën e njohurive të krijuara. Projekti mund të ketë vazhdimësi në varësi të njohurive të fituara nga nxënësit dhe kërkesat e mësimdhënësit.