Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta edhe një herë treguan përkushtimin e tyre në testet e ECDL-it duke kaluar 96.42% e tyre. Ky rezultat është tregues i angazhimit të nxënësve, punës së mësimdhënësit dhe përkrahjes së vazhdueshme nga shkolla për këtë program.