Tashmë shkolla “Mileniumi i Tretë” po e dëshmon vetën si qendër e licencuar testuese e Programit ECDL. Në kuadër të planprogramit të Informatikës për shkollën e mesme, konkretisht në programin ECDL, tashmë një vit, nxënësit kanë filluar t’u nënshtrohen testeve sipas moduleve. Në modulin Bazat e TIK-ut, 94 % e nxënësve, të cilët i janë nënshtruar testit kanë kaluar me sukses. Ky rezultat është tregues i angazhimit të nxënësve, punës së mësimdhënësit dhe përkrahjes së vazhdueshme nga shkolla për këtë program.