ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Solidariteti i nxënësve në vepër

Solidariteti i nxënësve në vepër

Edhe këtë vit u bë zgjedhja e kryesisë së re të Parlamentit të Nxënësve të shkollës sonë, kryetare e së cilës u zgjodh me shumicë votash, nxënësja e klasës 12—1, Andra Dauti. Pikërisht, më datën e njëjtë, 1. 10. 2014 dhe në prag të festës së Kurban Bajramit, doli nisma e parë qëllimmirë nga parlamenti i nxënësve për të qenë solidarë me familjet e varfra. Së bashku me ndihmën e mësimdhënëses së Edukatës Qytetare, Lumnie Behrami, nxënësit përmes njoftimit nëpër klasa u nisën nga vullneti i mirë duke sjellë rroba, këpucë të pashfrytëzuara dhe ushqime, që nuk prishen lehtë dhe që janë të nevojshme për nevoja ditore si mielli, vaji, kripa, sheqeri, fasulja e produkte të tjera. Në këtë aktivitet humanitar ndihmuan edhe mësimdhënësit e shkollës. Kësaj here u ndihmuan dy familje, njëra nga Kodra e Trimave në Prishtinë me katër anëtarë dhe tjetra nga Podujeva me 23 anëtarë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte solidarizimi dhe të qenit më afër më familjet e varfra dhe vetëdijesimi i nxënësve për kushtet e rënda që kanë moshatarët e tyre dhe e drejta, që ata duhet ta gëzojnë dhe të shpresojnë për një jetë më të mirë. Solidariteti i nxënësve në vepër Solidariteti i nxënësve në vepër Solidariteti i nxënësve në vepër Solidariteti i nxënësve në vepër Solidariteti i nxënësve në vepër