Me kreativitetin e mësimdhënëses sonë të dashur të gjuhës angleze, Lisjeta Thaçi Jashari, ne, nxënësit e klasave të dyta, në orët e Gjuhës angleze, shfaqem aftësitë tona për shkrimin e poezisë dhe të rrëfimeve të shkurtra. Mësuesja Lisjeta na tha që përmes zhvillimit të kësaj forme të shkrimit ne zhvillojmë shkrim-leximin, ndërtojmë bashkëpunimin dhe shfaqim emocionet tona.
Poezia na ndihmon të njohim njëri-tjetrin. Ajo mund të na lejojë të përshkruajmë skica të jetës sonë. Poezia na lejon të përdorim gjuhën, në mënyrën se si i ndjejmë gjërat dhe përmes saj, ne japim porosi universale.
Për të treguar rëndësinë e poezisë ne kemi cituar autorin e shquar William Butler Yeats, i cili thotë: “Poezia, është gjaku, imagjinata dhe intelekti që veprojnë të pandara”.