Hulumtim, organizim në grupe, shpërfaqje e ideve për tema ndërlëndore, të gërshetuara natyrshëm e bukur, sipas dëshirave të nxënësve. Një javë ndryshe, javë në të cilën nxënësit në grupe i udhëheq koordinatori i grupit dhe ndan detyrat sipas marrëveshjes. Nxënësit me zell dhe vullnet për të qenë sa më të suksesshëm garojnë për produktet finale.
Në fund, puna e tyre shpërblehet nga komisioni, i cili i vlerëson projektet më të mira sipas kritereve të parapara.
Të gjithë ndihen fitues, por projektet, të cilat morën çmim kësaj here janë:
Çmimi i parë për projektin “Disleksia”, i dyti për projektin “Do it Yourself”, ndërsa të tretin e mori projekti “India- Tradita dhe zakonet”.
U ndanë edhe çmime speciale. Për origjinalitet iu nda çmimi projektit “Emoji People”, ndërsa për ndikim dhe vetëdijesim projektit “Ndikimi i rrjeteve sociale në…”