ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shkolla “Mileniumi i Tretë” shënoi ditën ndërkombëtare kundër dhunës dhe bullizmit në shkolla

Shkolla “Mileniumi i Tretë” shënoi ditën ndërkombëtare kundër dhunës dhe bullizmit në shkolla

Dhuna dhe bullizmi në shkolla, duke përfshirë bullizmin kibernetik, është dukuri e përhapur nëpër botë dhe prek një numër të konsiderueshëm fëmijësh dhe adoleshentësh.

Shtetet Anëtare të UNESCO-s shpallën të enjten e parë të nëntorit, Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës dhe bullizmit në shkollë, përfshirë edhe bullizmin kibernetik, duke konsideruar që dhuna në shkollë në të gjitha format e saj është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsimim, shëndet dhe mirëqenie.

Me këtë rast, në shkollën “Mileniumi i Tretë” sot u zhvillua një ligjëratë online me të gjithë nxënësit e klasave 5-12 për t’i vetëdijësuar ata se çfarë nënkupton dhuna dhe bullizmi dhe për t’i parandaluar si dukuri. Për këtë temë ka folur psikologia e shkollës Nerxhivane Haziri Gjukaj ndërsa në seksionin e bullizmit kibernetik ligjëroi koordinatorja për e-mësim Rrezarta Xhaferi.

Pikërisht për këtë qëllim, shkolla jonë kohë pas kohe organizon ligjërata dhe trajnime për nxënësit dhe mësimdhënësit kundër bullizmit dhe dukurive të tjera negative që mund të ndodhin në shkolla.